Krye-diplomatja kosovare takohet me ambaadorin hungarez për thellimin e raporteve në mes dy vendeve

Krye-diplomatja kosovare takohet me ambaadorin hungarez për thellimin e raporteve në mes dy vendeve

Krye-diplomatja, Donika Gërvalla, ka pritur në takim të enjten, ambasadorin hungarez në Kosovë, Jozsef Bencze, nga i cili ka marrë përgëzime për detyrën e re.

Ministrja Gërvalla pasi ka falënderuar shtetin hungarez për ndihmën e vazhdueshme, ka rikujtuar se marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë datojnë jo vetëm nga periudha e fundit, por edhe nga zhvillimet historike në periudha të ndryshme kohore.

Në këtë kontekst, Gërvalla shfaqi shpresën se këto marrëdhënie të mira do të vazhdojnë së kultivuari dhe do të thellohen edhe më tej, jo vetëm në sferën e diplomacisë, por edhe në arsim, kulturë e turizëm.

Ajo shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Hungarisë në rrugën euro-atlantike të Kosovës.

Çështje e diskutimit në këtë takim ishte edhe përpjekja e Kosovës për menaxhimin e pandemisë Covid-19.

Të dy palët u pajtuan se nevojitet mobilizim dhe përkrahje globale, në mënyrë që vendet si Kosova të mund të sigurojnë sasi të mjaftueshme vaksinash për të gjithë qytetarët. /Insajderi.com