Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde, do të vizitojë Kosovën më 7 dhe 8 korrik.
Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë, do të jetë temë diskutimi.
Ajo do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e homologen e saj në Prishtinë, Donika Gërvallën.
Linde, do të jetë kryesuese e radhës e OSBE-së, pasi Suedia ta merr kryesinë.
Pos, dialogut, kryediplomatja suedeze do të diskutojë me përfaqësuesit e Kosovës edhe për luftën kundër korrupsionit, pandeminë COVID-19 e të drejtat e pakicave.
Sipas, agjendës do të diskutohet edhe për çështjen e barazisë gjinore. /Insajderi.com