Kryediplomatja uron për medaljen e artë olimpike të Kosovës

Kryediplomatja uron për medaljen e artë olimpike të Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka uruar Distria Krasniqi për medaljen e artë në lojërat olimpike “Tokyo 2020”.

Vajza nga Peja arriti që në kategorinë 48 kg të mposhtë xhudisten japoneze për t’ia siguruar Kosovës medaljen e dytë të artë në histori.

“Distria sot Kosovës ia dha shkëlqimin e artë. Krahas krenarisë së pafund, në këto çaste gëzimi të madh, të mos harrojmë që Distria, kolegët dhe koleget e saj, por edhe talentet e shumta nga fushat e artit, dijes, kulturës, gjatë rrugëtimit të tyre të vështirë duhet ta ndiejnë shumë më fuqishëm dorën dhe mbështetjen e shtetit të tyre”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.

“Me padurim presim t’i shohim gjatë ditëve të ardhshme edhe sportistët tanë të tjerë në Tokio dhe t’iu brohorisim rezultateve të tyre”.

Për suksesin e Krasniqit kanë shprehur urime edhe krerët e lartë institucionalë në Kosovë, por edhe më gjerë. /Insajderi.com