Rastin për Expres" />

Kryefamiljari vret gruan dhe vajzën në Gjakovë

Kryefamiljari vret gruan dhe vajzën në Gjakovë

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Brekoc të Gjakovës. Një kryefamiljar ka vrarë gruan dhe vajzën e tij për arsyeje ende të panjohura.

Rastin për Expresse ka konfirmuar Kristë Gjokaj, komandant i stacionit policor në Gjakovë.

Ai ka thënë se në vendin e ngjarjes momentalisht ndodhen të gjitha njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.

Sipas Gjokajt, personi i dyshuar është arrestuar dhe po mbahet nën masa të arrestit. Gruaja e vdekur është rreth të 40-tave.

Gazeta Express ka marr vesh nga burime e veta se i dyshuari që ka kryer vrasjen është liruar sot nga paraburgimi, pasi para një  muaji e ka rrahur gruan e tij.

Siç mëson Express çifti kanë 6 fëmijë.  Viktima, gruaja e rreth të 40’tave mësohet se ishte shtetase e Shqipërisë.