Kryeimami: Fenomeni i shërimit të magjisë është lojë dhe krim

Kryeimami: Fenomeni i shërimit të magjisë është lojë dhe krim

Fenomeni i magjisë sipas disa imamëve dhe psikologëve ka  të bëjë me manipulimin e perceptimit të njeriut.

Ky manipulim është një lojë që i bën njerëzit që të mos shohin se çka po ndodhë, duke i shkëputur mendimet e vëmendjen.

Kryeimami Bekim Jashari ka folur për InDoks rreth këtij fenomeni që shumicën e njerëzve i tundon.

Jashari ka thënë se i gjithë ky fenomen i magjisë është një lojë dhe krim që i bën njerëzit ta besojnë.

“ Ne nuk jemi në kohën kur njerëzit nuk janë në dijeni  që kanë intelekt, kapacitet për dije  të lartë, këtë fenomen për të cilin po flasim  është vetëm një lojë dhe krim që kurani nuk është një libër që inkurajon këto të quajtur shkronja, e gjithë kjo është një biznes”, ka thënë Jashari.

InDoks në këtë emision do të trajtojë këtëfenomen. Flasin njerëz që ishin të përfshirë në këtë fenomen. Ata që janë komplet kundër si dhe psikologë e psikoterapeutë që ofrojnë shërbime të ligjshme për problemet mendore. Ata pajtohen se mjekët popullorë e imamët e hajmalive që merren me këtë biznes shumë profitabil janë mashtrues.