Kryeinfermerja që dyshohet se bëri vetëvrasje sot në Gjilan, ishte pjesë e një partie politike

Kryeinfermerja që dyshohet se bëri vetëvrasje sot në Gjilan, ishte pjesë e një partie politike

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm një grua ka bërë vetëvrasje në qytetin e Gjilanit. E ndjera ka punuar në Spitalin Regjional të Gjilanit.

E ndjera, Xhylie Hajdari, dyshohet se ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e saj. Ajo gjatë vitit 2013 kishte qenë edhe kandidate nga radhët e AAK-së për asamblistе për Gjilanin dhe po ashtu shërbente si sekretare e gruas në AAK.

Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar sot Policia e Kosovës.

E ndjera ishte e martuar dhe ka dy fëmijë. Ajo me vite ka punuar si kryeinfermiere në spitalin regjional në Gjilan. Bashkë me të si doktor ka punuar edhe bashkëshorti i saj.