Kryeinfermierja e Pulmologjisë del pozitive për COVID-19

Kryeinfermierja e Pulmologjisë del pozitive për COVID-19

Ka rezultuar pozitiv me Coronavirus kryeinfermierja e Pulmologjisë, Arta Sejdiu, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeinfermierja  Sjediu ne profilin e saj në Facebook, e cila është shprehur se “nuk është që s’ka shenja, por edhe pa shenja nuk është”.

Më pas Sejdiu ka thënë se “për respekt të të gjithëve, ajo do të vetëzolohet dhe nuk do të dal fare, dhe nëse ka nevojë për trajtim mjekësor, do të pres që të vijë ambulanca ta marrë”.

Që nga fillimi i pandemisë, një personeli shëndetësor kanë qenë komuniteti që më së shumti janë infektuar me Coronvirus, madje në mesin e tyre ka pasur edhe raste të vdekjeve./Insajderi.com