Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka thënë se duhet të shkohet në zgjedhje kundër Edi Ramës. Vetëm kështu mund ta mundim kryeministrin, jo duke i bojkotuar zgjedhjet, thotë ajo.
Në një prononcim për televizionin News 24, Monika Kryemadhi, është shprehur e gatshme që në zgjedhjet e përgjithshme të cilat do të mbahen në vitin 2021, të shkohet edhe me Ramën si kryeministër.
Kjo deklaratë e saj vjen pas dakordësimit të palëve për reformën zgjedhore.
Ajo thotë se është në interes të dilet në zgjedhje meqë kështu qytetarët do të votojnë kundër kryeministrit aktual, raporton Insajderi.
Ka një kohë të gjatë që opozita në Shqipëri e ka braktisur parlamentin, si dhe ka bojkotuar zgjedhjet për kryetarë të bashkive të cilat janë mbajtur në qershorin e vitit 2019. /Insajderi.com