Kryemadhi: Rama të ikë vetë, nëse s’e bën, të largohet me luftë

Kryemadhi: Rama të ikë vetë, nëse s’e bën, të largohet me luftë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ripërsërit se tashmë protestën në dorë e ka marrë populli dhe se opozita do të jetë në krah të tij.

Por, e pyetur se si do të largohet Edi Rama, kryetarja e LSI-së e cilësoi normale largimin me “luftë”.

“Duhet të ikë vetë dhe nëse nuk e bën është gjëja më normale për ta larguar me luftë. Unë do të ndjekë popullin nga pas”, deklaroi Kryemadhi në TCH.

Pse e kundërshton opozita taksën në “Rrugën e Kombit”?

Kryemadhi thotë se paratë për mirëmbajtjen dhe ndërtimin e plotë të kësaj rruge janë paguar dhe vazhdojnë të paguhen nga shqiptarët.

“Çdo makinë në Shqipëri paguan 80 mijë lekë të vjetra në vit taksë qarkullimi vjetor, nga të cilat 50 mijë për “Rrugën e Kombit” dhe 30 mijë për pjesën tjetër të rrugëve. Nga viti 2002, 400 milionë euro u janë marrë vetëm shqiptarëve për “Rrugën e Kombit”, deklaroi ajo.