Në Vjenë të Austrisë janë mbledhur kryeministrat e Ballkanit dhe drejtuesit e Bashkimit Europian, në një minisamit që ka në fokus krizën emigranteve dhe ku rajoni i BAllkanit është një nyje e rëndësishme e kalimit të tyre në brendësi të kontinentit.
Nisma është e Kancelarit austriak Christian Kern. Në tryezën “Migrimi përgjatë rrugës ballkanike” janë të pranishëm Kryeministri i Shqipërisë, Bullgarisë, Kroacisë, Greqisë, Hungarisë, Rumanisë, Serbisë, Maqedonisë dhe Sllovenisë.
Po ashtu, është edhe Kancelarja Angela Merkel, Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk dhe ai i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, shkruan TCh.
Në prag të këtij samiti, Amnesty International deklaroi se mbyllja e kufijve që disa vende të Bashkimit Europian bënë edhe pas marrëveshjes së arritur për refugjatët, ka rezultuar në një dështim në menaxhimin e krizës.
Alarmin për moszbatimin e saj e ka ngritur edhe Greqia, e cila strehon mijëra refugjatë sirianë.