Kryeministri Avdullah Hoti pozitiv me Covid-19

Kryeministri Avdullah Hoti pozitiv me Covid-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka rezultuar pozitiv me Covid-19, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë te ditur vetë kryeministri Hoti, në profilin e tij në Facebook.

Në njoftimin e Hotit, thuhet se përpos kollit të lehtë, gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe se është izoluar.

Më pas kryeministri Hoti, ka thënë se obligimet e tij si kryeministër do t’i kryejë nga shtëpia, për aq sa ofron mundësi situata e karantinimit./Insajderi.com