Kryeministri bullgar arrin në Prishtinë – tregon çfarë do të diskutojë me Thaçin dhe Haradinaj

Kryeministri bullgar arrin në Prishtinë – tregon çfarë do të diskutojë me Thaçin dhe Haradinaj

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov sapo ka arritur në Kosovë për një vizitë zyrtare me ftesë të presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Borissov ka postuar në rrjetin e tij social në Twitter disa foto në airoportin e Prishtinës me delegacionin e tij, raporton Insajderi.

Ndër tjera ai ka shkruar se çfarë do të diskutoj me presidentin Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

“Sapo arrita në Prishtinë në një vizitë zyrtare. Sot do të takohem me Presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj. Në rend të ditës do të jetë: Integrimi në BE i Ballkanit Perëndimor, paqja, stabiliteti dhe zhvillimi i rajonit”, ka shkruar kryeministri bullgarë, Boyko Borissov. /Insajderi.com