Kryeministri bullgar: Ballkani duhet t’i ndryshoj praktikat jo BE

Kryeministri bullgar: Ballkani duhet t’i ndryshoj praktikat jo BE

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov i cili është duke qëndruar për vizitë në Kosovë, ka mbajtur takim me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, ndërsa pas takimit të dy mbajtën një konferencë për media.

Gjatë kësaj konference Borissov u shpreh se Kosova duhet t’i rregulloj sa ma shpejt mardhëniet me Serbinë jo për hir të praktikave e jo për hir të Bashkimit Evropain.

Kryeministri bullgar është shprehur se nuk duhet të kthehemi në të kaluarën.

Kaluan shumë vite, para disa viteve kam ardhur këtu për të vizituar dhe ne kemi për përparimin që është arritur gjatë këtyre 10 viteve dhe keni zgjedh rrugën e drejt. Kur jam në Beograd me miqtë e mi gjithmonë e përmend shokun tonë Hashim Thaçi. Prandaj duhet të vazhdojë dialogu, sepse në Bashkimin Evropian do të pranohen shtete pa probleme. Nuk keni alternativë, ju jeni të obliguar të zgjidhni problemet me Serbinë. Nuk duhet të kthehemi në të kaluarën. Shpresoj sinqerisht që midis Shkupit dhe Athinës të zgjedhin problemet. Ne me Maqedoninë dhamë shembullin e mirë. Ju jeni të detyruar bashkë me Serbët t’i zgjidhni mosmarrëveshjet atëherë Bashkimi Evropian do të shoh me sy tjetër pjesën tonë. Tani i propozoj kryeministrit që të organizoj një vizitë në Bullgari me ministra kosovarë, të vizitojnë edhe sektorin e turizmit sepse në Kosovë ka vende shumë të mira dhe mund të ndihmojmë me investime. Borissov thotë se perspektiva Evropiane e Ballkanit është e padiskutueshme, por për këtë qëllim duhet të ndryshoj Ballkani praktikat dhe jo BE-ja për hir të Ballkanit”,