Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar dy zëvendësministra gjatë së enjtes, njofton Insajderi.
Zëvendësministrat e emëruar janë: Edona Maloku Bërdyna, zëvendësministre në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agon Dobruna, zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.
Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media bën të ditur se shefi i qeverisë u ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre./Insajderi.com