
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se vdekja e regjisorit të njohur kosovar Bekim Lumi është lajm pikëllues.
Sipas tij, ikja e hershme e Lumit ka lënë një zbraztësi të madhe në familje, shoqëri dhe sidomos në artin e regjisë.
“Ai nuk reshti për tre dekada me radhë t’i jepte vulën e tij origjinale artit dramatik të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
Regjisori i njohur, Bekim Lumi, ndërroi jetë mëngjesin e ditës së sotme pas një kohe të gjatë që vuante nga sëmundja e kancerit.
Më poshtë statusi i plotë i Ramush Haradinaj:
Pikëllues lajmi për kalimin në amshim të regjisorit Bekim Lumi, ndër më të veçantët në artin skenik të Kosovës.
Ikja e hershme e Lumit ka lënë një zbraztësi të madhe në familje, shoqëri dhe sidomos në artin e regjisë. Ai nuk reshti për tre dekada me radhë t’i jepte vulën e tij origjinale artit dramatik të Kosovës.
Ngushëllime të sinqerta familjes Lumi, të gjithë atyre artistëve që punuan më të si dhe miqve të shumtë.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.