Kryeministri Haradinaj nderon me medalje ansamblin “Shota”

Kryeministri Haradinaj nderon me medalje ansamblin “Shota”

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj me medaljen e Gjergj Kastriot-Skënderbeu ka nderuar Ansamblin Kombëtarë të këngëve dhe valleve “Shota”

Ky takim, Haradinajt i shërbeu për të reflektuar rreth përgjegjësisë së ekzekutivit ndaj ansamblit.

Me anë të një postimi ne Facebook Haradinaj ka thënë se Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, për dekada me radhë ka shpalosur dhe promovuar thesaret më të çmuar kulturor të popullit tonë, dhe se ka kënaqësinë  e veçantë që sot ta nderoj këtë institucion identitar me medaljen ”Gjergj Kastrioti”, për kontributin e pashoq në ruajtjen e këngëve dhe valleve tradicionale.

Postimi i plotë i Haradinaj:

Emblema e folklorit të Kosovës, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, për dekada me radhë ka shpalosur dhe promovuar thesarët më të çmuar kulturor të popullit tonë. Në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, pata kënaqësinë e veçantë që sot ta nderoj këtë institucion identitar me medaljen ”Gjergj Kastrioti”, për kontributin e pashoq në ruajtjen e këngëve dhe valleve tradicionale, si dhe përfaqësimin dinjitoz të trashëgimisë dhe vlerave tona kulturore kudo në botë.