Kryeministri Haradinaj pranon letër falënderimi nga ish-sekretarja Albright

Kryeministri Haradinaj pranon letër falënderimi nga ish-sekretarja Albright

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pranuar një letër falënderimi nga ish-Sekretarja Madeleine Albright.

Lajmin e ka bërë të ditur vet përmes një shkrimi në Facebook, duke thënë se – kjo letër  rikonfirmon edhe njëherë miqësinë speciale që Kosova ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ish Sekretarja Albright, është ikonë e paqes dhe gruaja që bëri shumë për shtetin e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj mes tjerash, përcjell Insajderi.

Ai është shprehur mirënjohës për përkrahjen dhe kujdesin që ish Sekretarja Albright dhe Amerika kanë treguar për vendin tonë. Haradinaj edhe njëherë ka theksuar se Amerika është aleati ynë i përhershëm dhe ne jemi të bekuar që jemi në rreshtin e tyre.