
Kryeministri, Ramush Haradinaj ka publikuar fotografi së bashku me kancelaren, Merkel dhe presidentin, Macron nga Berlini.
Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Samiti i Berlinit është një mundësi e mirë që liderët e rajonit të flasin hapur për sfidat dhe aspiratat e përbashkëta drejt rrugës euro – atlantike, shkruan Insajderi.
Shkrimi i plotë i Haradinajt:
Pritje nga Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron, në fillimet e takimit të nivelit të lartë për vendet e Ballkanit Perendimor. Ky takim është një mundësi e mirë që liderët e rajonit të flasim hapur për sfidat dhe aspiratat e përbashkëta drejt rrugës euro – atlantike.
RH