Kryeministri Haradinaj uron festat e fundvitit

Kryeministri Haradinaj uron festat e fundvitit

Kryeministri Ramush Haradinaj ka uruar besimtarët e krishterë në prag të festës së Krishtlindjes.

“Urimet më të mira për familjet dhe miqtë tuaj. Gëzuar Krishtlindjen dhe urime Viti i Ri”, shkruan lideri i Qeverisë së Kosovës.

Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale bashkë me urimin, ai shihet duke dërguar urime për festat e fundvitit në emër të tij dhe të bashkëshortes, Anita Haradinaj.