
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i është kundërpërgjigjur Partisë Demokratike të Kosovës, pasi kjo e fundit e akuzoi atë për marrëveshje të dëmshme në Uashington, njofton Insajderi.
Me anë të një postimi në Facebook, Hoti ka shkruar për 100 ditëshin e tij në krye të Qeverisë së Kosovës, për çka thotë se për 100 ditë e kthyen Kosovën aty ku e ka vendin, në Shtëpinë e Bardhë dhe në Bruksel.
Ai ka thënë se pas një devijimi disa vjeçar, e kanë kthyer Kosovën prapë në rrugën e integrimit euro-atlantik.
Postimi i tij i plotë:
Nuk ka me izolim te Kosoves. Per 100 dite, e kemi kthyer Kosoven aty ku e ka vendin: ne Shtepine e Bardhe, ne kryeqytetin e BE-se ne Bruksel, ne seline e NATO-s, ne Paris dhe se shpejti edhe ne qendrat e tjera.
Pas nje devijimi disa vjeçar, e kemi kthyer Kosoven prape ne rrugen e integrimit euro-atlantik.
E gjithe kjo eshte arritur pa shpenzuar miliona per lobim, por me perkrahjen e miqve, duke i bindur se kjo Qeveri eshte serioze karshi zotimeve te veta, me vendimmarrje bazuar ne ligje dhe kushtetute, e jo interesa parapolitike.
Zoti i bekofte miqte tane.
Zoti e bekofte Kosoven. /Insajderi.com