Kryeministri Hoti së shpejti me vizitë në Karaçevë: Nuk ka vend për panik

Kryeministri Hoti së shpejti me vizitë në Karaçevë: Nuk ka vend për panik

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se së bashku me kryetarin e Kamenicës, Qëndron Kastratin, së shpejti do t’i vizitojnë fshatrat e kësaj komune, njofton Insajderi.

Hoti përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se lidhur me ngjarjen e djeshme në Karaçevë të kësaj komune, sot ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, është takuar me Komandantin e KFOR-it, gjeneralin Michele Risi.

“Siguria në Kosovë nuk mund të rrezikohet nga askush. Nuk ka vend për panik, dhe as nevojë për deklarata pompoze e defilime në vendngjarje, pa pasur idenë se si ka ndodhur ngjarja”.

Ai tituje ka shtuar se kufijtë e Kosovës janë të sigurt dhe të njohur ndërkombëtarisht nga pjesa më e fuqishme dhe demokratike e botës.

“Kufijtë e Republikës së Kosovës janë të sigurt dhe të njohur ndërkombëtarisht nga pjesa më e fuqishme dhe demokratike e botës”.

“Në ditët në vijim do të merren veprime konkrete nga institucionet e sigurisë së Kosovës, në koordinim me mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë, përfshirë këtu patrullimet e përbashkëta me KFOR-in. Dëshiroj të falënderoj Gjeneralin Risi për bashkëpunimin e ngushtë në vazhdimësi”, ka shkruar ai. /Insajderi.com/