Në kuadrin e planit për dalje nga kriza dhe rimëkëmbje ekonomike, Avdullah Hoti ka takuar përfaqësuesit e bizneseve dhe Bankës Qendrore. Synohet rritja e zhvillimit ekonomik.
Kryeministri Avdullah Hoti, në profilin e tij në Facebook, ka bërë të ditur se i ka takuar përqafuesit e bizneseve dhe Bankës Qendore, ku u bisedua për dalje nga kriza dhe rimëkëmbje ekonomike. Siç është shprehur ai, nëpërmjet këtyre masave synohet që vendi të vendoset në një trajektore tjetër të zhvillimit ekonomik. Kjo gjë arrihet duke bashkëpunuar me profesionistë të fushave si dhe me nisma ligjore në Kuvendin e Kosovës, raporton Insajderi.
Ky takim është në hap i radhës që kryeministri i vendit e ka bërë këto ditë, në iniciativën e tij për menaxhimin e situatës dhe daljes nga kriza ekonomike e shkaktuar nga virusi Covid-19.
“Me këto masa ne synojmë ta vendosim Kosovën në një trajektore krejt tjetër të zhvillimit ekonomik! Në koordinim të plotë me profesionistët e fushës dhe përfaqësuesit e bizneseve, do t’i bashkërendojmë veprimet tona edhe me Kuvendin e Kosovës që nismat tona të jenë tërësisht në harmoni me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”. /Insajderi.com