Kryeministri i Izraelit të martën u drejtohet me një mesazh popullit të Kosovës

Kryeministri i Izraelit të martën u drejtohet me një mesazh popullit të Kosovës

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, do t’i drejtohet popullit të Kosovës me anë të një video-mesazhi, transmeton Insajderi.

Organizimi do të mbahet të martën më 15 shtator, me rastin e “Rosh Hashanah”, festë e njohur si “Viti i ri hebraik”.

Video-mesazhi i Benjamin Netanyahut, për popullin e Kosovës dhe komunitetin hebraik në Kosovë, do të shfaqet në një ceremoni festive të Vitit të Ri Hebraik e organizuar nga Kryerabinati i Shqipërisë.

Sipas agjendës së paraparë nga organizatorët, të siguruar nga Klan Kosova përveç video-mesazhit të Netanyahut, gjatë ceremonisë mund të ketë edhe një lidhje direkte me shefin e qeverise izraelite.

Ky adresim vjen vetëm dy javë pas nënshkrimit të marrëveshjes së Uashingtonit, ku është përfshirë edhe njohja mes Kosovës dhe Izraelit dhe vendosja e ambasadës së shtetit kosovar në Jerusalem. /Insajderi.com