Kryeministri i Kuvajtit uron Kurtin

Kryeministri i Kuvajtit uron Kurtin

Kryeministri Albin Kurti, ka pranuar letër urim nga kryeministri i Kuvajtit, Sabah Khaled Al-Hamad Al-Sabah, për zgjedhjen kryeministër i Kosovës, njofton Insajderi.

Duke e quajtur vend mik Kosovën, në letrën e tij Al-Sabah ka përcjellë përshëndetjet më të mira për Kurti dhe për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

”Kryeministri i Kuvajtit i ka uruar suksese të mëtejme kryeministrit Kurti në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive në funksion të shpresës dhe aspiratave të popullit, po ashtu ai ka vlerësuar lart marrëdhëniet e ngushta miqësore në mes të dy vendeve”, thuhet në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit.

Përmes këtij urimi Al-Sabah ka theksuar vullnetin për zhvillim dhe konsolidim të marrëdhënieve në interes të dy popujve si dhe për zhvillim e prosperitet të mëtejmë në të gjitha fushat./Insajderi.com