
Kryeministri i Kosovës ka pranuar një letër urimi nga kryeministri i Pakistan, Imran Khan.
Në letër thuhet se zgjedhjet në Kosovë kanë treguar manifestim të madh të besimit.
Kreu i Ekzekutivit të shtetit me mbi 200 milionë banorë, thotë se “Pakistani dhe Kosova ndajnë njëra me tjetrën lidhje historike dhe vëllazërore të cilat tejkalojnë kufijtë gjeografikë, u shpreh Khan në letrën e tij”.
Po ashtu në letër përmendet edhe mundësia që të thellohen raportet ndërmjet Kosovës dhe Pakistanit.
Pakistani e ka njohur Kosovën në vitin 2012. /Insajderi.com