Kryeministri i Sllovenisë uron Albin Kurtin

Kryeministri i Sllovenisë uron Albin Kurtin

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Janša, ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen në postin e kryeministrit.

Kështu ka njoftuar zyra e kryeministrit Kurti, përcjell Insajderi.

Janša është shprehur i bindur se marrëdhëniet miqësore dhe partneriteti i dy vendeve do të forcohet në të mirë të të dy popujve.

Po ashtu dhe ka siguruar Kryeministrin Kurti se Kosova mund të llogarisë në mbështetjen dhe ndihmën e Sllovenisë në synimin e saj për integrim evropian. /Insajderi.com