
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka mbrojtur praninë e tij në samitin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor që po mbahet këtë të mërkurë në Slloveni, pavarësisht pjesëmarrjes së Kosovës, duke thënë se “Spanja duhet të jetë në të gjitha forumet”.

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, dhe Pedro Sanchez, kryeministër i Spanjës
Sanchez ka pranuar të marrë pjesë në këtë samit të udhëheqësve evropianë me ata të Ballkanit pasi u sigurua që në tavolinë nuk do të ketë simbole shtetërore të Kosovës, sepse Spanja ende nuk e ka pranuar si të tillë, shkruan mediumi spanjoll “menorca.info”, transmeton Shqip.com.
Me arritjen e tij në samit dhe në deklaratat për gazetarët, të cilët e pyetën nëse ishte e pakëndshme për të që të merrte pjesë në një takim në të cilin ulet edhe Kosova, shefi i qeverisë spanjolle kujtoi se as katër vende të tjera të BE -së nuk e njohin atë si shtet: Greqia, Rumania, Qipro dhe Sllovakia.
“Është e rëndësishme të jesh në të gjitha forumet. Spanja duhet të jetë në të gjitha forumet”, theksoi ai për të arsyetuar praninë e tij./Insajderi.com