Kryeministri i Turqisë flet për gjashtë gylenistët e arrestuar në Kosovë

Kryeministri i Turqisë flet për gjashtë gylenistët e arrestuar në Kosovë

Kryeministri i Turqisë Binali Yildirim, ka komentuar sot në një konferencë për media arrestimin e gjashtë gylenistëve në Kosovë.

Kryeministri turk e konsideron të drejtë legjitime çdo veprim ndaj siç i quan ai “organizatave terroriste”.

“Çdo veprim kundër një organizate terroriste është një e drejtë legjitime,” tha Yildirim në një konferencë për media.

Ndërkaq gjatë ditës së sotme për të njëjtën çështje ka folur edhe presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan. Ka konfirmuar se ky aksion ishte ndërmarrë në bashkëpunim të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës me atë turke.

Po ashtu ai ka kujtuar fjalimin e tij pas dështimit të grusht shtetit ku ai kishte thënë se anëtarët e FETO-s do të ikin, por ai ishte zotuar se do t’i kthejë përsëri në Turki për të marrë përgjegjësinë.

“Së fundmi, Agjencia jonë Kombëtare e Inteligjencës, në bashkëpunim me Inteligjencën e Kosovës, kapën gjashtë përfaqësues të lartë të ‘FETO’-s në Ballkan, i sollën dhe ua dorëzuan organeve policore. Ne kemi thënë se ata do të ikin, kurse ne do t’i ndjekim dhe sjellim këtu me lejen e Zotit kudo që gjenden. Do të kërkojmë llogari”, ka thënë Erdogan.

Në anën tjetër vazhdon ende misteri i gjashtë gylenistëve, të cilët nuk dihen nëse janë deportuar ende apo jo. Mediat në turke dhe Zyra e Kryeministrit të Kosovës, kanë thënë se gylenistët janë deportuar, ndërkaq familjarët e tyre janë të sigurt se gjinden në Kosovë.

Atë kanë dhënë dy lokacione ku ata mund të gjinden; në Aeroportin “Adem Jashri” ose në ambasadën turke në Prishtinë./Insajderi.com