Kryeministri izraelit do t’i drejtohet sot me një mesazh popullit të Kosovës

Kryeministri izraelit do t’i drejtohet sot me një mesazh popullit të Kosovës

Gati dy javë pas takimit dhe marrëveshjes së Uashingtonit, në të cilën u përfshi edhe njohja mes Kosovës e Izraelit dhe vendosja e ambasadës së shtetit kosovar në Jerusalem, kryeministri Benjamin Netanyahu, do t’i drejtohet popullit të Kosovës me anë të një video-mesazhi.

Ky organizim do të mbahet sot me rastin e “Rosh Hashanah”, festë e njohur si “Viti i ri hebraik”.

Video-mesazhi i kryeministrit izraelit, për popullin e Kosovës dhe komunitetin hebraik në Kosovë, do të shfaqet në një ceremoni festive të Vitit të Ri Hebraik organizuar nga Kryerabinati i Shqipërisë.

Njohja nga Izraeli ishte arritur në marrëveshjen e Uashingtonit më 4 shtator ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.