
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një telegram urimi nga kryeministri i Japonisë, Yoshild Suga, njofton Insajderi.
Në urim të Suga thuhet se Japonia i kushton rëndësi të veçantë marrëdhënieve me Kosovën, e cila sipas tij luan rol kyç për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Ballkan, por dhe në Evropë.
Ai ka shtuar se Japonia aktivisht kontribon në zhvillimin e vendit tuaj dhe do të vazhdojë ta mbështesë reformat në Kosovës dhe përpjekjet në rrugën evropiane të Kosovës.
Ri-theksohet edhe më tej bashkëpunimi ndërmjet Japonisë e Kosovës.
Suga ditë më parë kishte uruar edhe kryeministrin Albin Kurti. /Insajderi.com