Kryeministri: Ka rënie të rasteve të trafikimit

Kryeministri: Ka rënie të rasteve të trafikimit

“Ka rënie të rasteve të trafikimit dhe kjo ka ardhur si rezultat i punës së institucioneve të Kosovës.  Rekomandimet që kemi marrë nga mekanizmat për institucionet tona ka quar në përgatitjen e planeve konkrete në luftimin e kësaj dukurie. Prandaj sot përgëzoj të gjitha strukturat që kanë qenë të përfshira në rend dhe ligj në luftimin e kësaj dukurie”.

Këtë deklaratë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka bërë gjatë konferencës së organizuar në ditën ndërkombëtare kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Hoti ka lavdëruar edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme për punët që ka bërë në këtë drejtim.

“Punët që ka bërë MPB dhe bashkëpunimi që ka vendosur me institucionet ndërkombëtare besoj se do të sjellë rezultate të ndryshme”, tha kryeministri. /Insajderi.com