Kryeministri komenton deklaratën e Haradinajt – “Delawie është palaço”

Kryeministri komenton deklaratën e Haradinajt – “Delawie është palaço”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dënaur gjuhën e përdorur ndaj ambasadorit amerikan, Greg Delawie nga nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ku ky i fundit e quajti ambasadorin, “palaço”.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, kryeministri Haradinaj është shprehur se gjuha fyese rreth debatit për Gjykatën Speciale është e dënueshme për këdo.

“Fyerja e shprehur publikisht e Z. Nasim Haradinaj është në kundërshtim të plotë me etikën tonë të diskursit publik dhe normat të cilave iu përkushtohemi si qytetarë të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Po ashtu kryeministri Haradinaj ka shkruar se “i bëj thirrje të gjithëve që të distancohen dhe të përmbahen nga të shprehurit e një fjalori të tillë ndaj kujtdo qoftë”.

Nasim Haradinaj gjatë ditës së sotme e ka quajtur ambasadorin amerikan, Greg Delawie “palaço”, pasi që ky i fundit tha se disa nga komandantët e UÇK-së kanë kryer krime dhe duhet të përgjigjen para drejtësisë. /Insajderi.com

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës ,

Në këtë kohë kur Kosova po ballafaqohet me debat të brendshëm rreth Dhomave të Specializuara, gjuha fyese në këtë debat është e dënueshme për këdo.

Deklarimet fyese nuk i bëjnë nderë askujt dhe dëmtojnë proceset tona zhvillimore.

Fyerja e shprehur publikisht e Z. Nasim Haradinaj është në kundërshtim të plotë me etikën tonë të diskursit publik dhe normat të cilave iu përkushtohemi si qytetarë të Kosovës.

I bëj thirrje të gjithëve që të distancohen dhe të përmbahen nga të shprehurit e një fjalori të tillë ndaj kujtdo qoftë.