
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kthyer në detyrë të drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezajn.
Atë e kishte shkarkuar nga detyra kryeministri atëhershëm, Avdullah Hoti, njofton Insajderi.
Por, në njoftimin e Administratës Tatimore të Kosovës, thuhet se kryeministri tashëm i vendit ka zbatuar vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës , i cili ka konstatuar se shkarkimi i drejtorit Murtezaj ka qenë i kundërligjshëm.
Në njoftimin e ATK-së, thuhet se Murtezaj ka nisur punën menjëherë. /Insajderi.com