Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka 529 euro në bankë të deklaruara në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Ai nuk ka raportuar ndonjë pasuri të luajtshme apo të paluajtshme
Por, më e pasur është bashkëshortja e tij e cila ka 10 mijë euro në bankë.
Gjithashtu një apartament me vlerë 400 mijë euro në Oslo të Norvegjisë të marrë me kredi me kohëzgjatje 25 vite.
Ndërsa, Albin Kurti shtëpinë që e ka me qira e paguan 250 euro për muaj.
SI kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti ka marrë 4.200 euro për tre muaj. /Insajderi.com