Kryeministri Kurti takohet me Alexis Tsipras

Kryeministri Kurti takohet me Alexis Tsipras

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Athinë liderin e partisë SYRIZA, Alexis Tsipras.

Gjatë këtij takimi, u bisedua për përmirësimin e dukshëm të situatës aktuale në menaxhimin e pandemisë COVID-19 si dhe reformat e qeverisë së Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik.

Kryeministri Kurti foli edhe për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor.

U vlerësuan marrëdhëniet mes Kosovës dhe Greqisë si dhe mundësitë për bashkëpunim në fusha të interesit të përbashkët.

Albin Kurti shpesh është krahasuar me Tsipras për shkak të retorikes së majtë

SYRIZA fitoi për herë të parë zgjedhjet Greqi në një situatë të vështirë financiare që e kishte kapluar shtetin helen.

Bashkimi Evropian ia kërkonte borxhet, ndërsa Tsipras këmbëngulte në diskursin elektorat se “ato borxhe nuk do të paguhen”.

Përpos retorikes kundërshtuese ndaj Bashkimit Evropian, Tsipras ishte një politikan “rebel” ndaj establishmentit grek, saktësisht Kritika ndaj “familjeve të pasura greke”, që sipas Tsipras kontrollonin politikën e ekonominë.

Por, në fund ai kishte bërë një kompromis, duke nënshkruar Memorandumin me Bashkimin Evropian që detyronte Greqinë të bënte shkurtime buxhetore që përfshinte ulje pagash.

Diçka që Tsipras i kushtoi me humbje të zgjedhjeve dhe kthimin e partive tradicionale në pushtet.

Mbi këto tipare shpesh opozita e ka krahasuar Kurtin me Tsipras. /Insajderi.com