Një mjegull e madhe ka rënë në mëngjesin e sotëm në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, dhe kjo ka bërë që fluturimet të vijnë me vonesë.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online Insajderi, zyrtarja për media, Valentia Gara. Ajo ka thënë se aeroport është mjegull mjaftë e madhe dhe të gjitha fluturimet janë shtyrë.
Këtë ditë po ashtu ka pasur të aderoj edhe kryeministri malazez, Dushko Markoviq me fillim nga ora 08:00, mirëpo sipas raportimeve deri tani aeroplani i tij është vonuar.
Markoviq do të qëndroj sot për vizitë zyrtare në Kosovë, ku në aeroport është duke e pritur Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli. /Insajderi.com