Kryeministri malazez: S’jemi kundër Ballkanit të Hapur, por ekzistojnë iniciativa të ngjashme

Kryeministri malazez: S’jemi kundër Ballkanit të Hapur, por ekzistojnë iniciativa të ngjashme

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, thotë se vendi i tij nuk është kundër iniciativës “Ballkani i Hapur”, por që procese të ngjashme ekzistojnë tashmë, transmeton Insajderi.com.

Krivokapiq thotë se inicativat e ngjashme sikurse “Ballkani i Hapur” ekzistojnë dhe duhet të fokusohen në to.

“Nuk shoh ndonjë dallim mes Procesit të Berlinit dhe Ballkanit të Hapur. I vetmi ndryshim është se do ta drejtonim vetë dhe tash udhëhiqemi. Unë jam për pavarësinë, por që të ketë institucione që kanë autoritet për të siguruar”, ka thënë ai për ‘Tanjug’.

“Nëse ekzistojnë ato në kuadër të Procesit të Berlinit dhe Këshillit për Bashkëpunim Rajonal – RCC, atëherë pse të bëjmë një hap prapa. Unë nuk jam kundër asnjë nisme që ka për qëllim mirëqenien dhe përfitimin e qytetarëve, që kalimi i kufirit të jetë i shpejtë, që askush të mos presë dhe sigurisht që të jetë siguria”, deklaroi më tej Krivokapiq.

Rama, Zaev dhe Vuçiq.

Siç raportohet, kryeministri malazez më tej tha se shumëçka do të ndryshojë në marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Serbisë.

I pyetur se çfarë do të ndryshojë në marrëdhëniet midis këtyre dy vendeve pas vizitës së sotme, Krivokapiq tha shumë dhe se “në vitin e fundit ka pasur një qetësi në marrëdhëniet që mund të paralajmëronte një stuhi apo një zgjidhje të mire”. /Insajderi.com