
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga homologu i tij maqedonas, Zoran Zaev.
Në letër përmendet mundësia që të thellohen raportet edhe më shumë ndërmjet Kosovës e Maqedonisë së Veriut.
Zaev shprehi po ashtu dëshirën që sa më shpejt ta takojë kreun e ekzekutivit kosovar.
“Është kënaqësia ime e veçantë të shpreh urimet e mia të sinqerta për rizgjedhjen tuaj kryetar i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe t’ju uroj suksese në kryerjen e këtij funksioni të përgjegjshëm”, thuhet në letër. /Insajderi.com