Kryeministri Mustafa ka një premtim për veteranët

Kryeministri Mustafa ka një premtim për veteranët

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa në mbledhjen e sotme të qeverisë në largim premtoi se veteranët do t’i marrin pensionet e gushtit.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë në largim, kryeministri në detyrë Isa Mustafa premtoi që veteranët do të marrin pensionet e gushtit, edhe pse nuk tregoi se si do të bëhet kjo.

“Ata nuk janë fajtorë për situatën që kemi ardhë. Do t’i shohim të gjitha mundësitë dhe rrugët ligjore që të shohim. Një gjë është e sigurt, ata pensionet do t’i marrim por vetëm mund të shtyhet pagesa e këtyre institucioneve, por ne shprehim keqardhje për këtë që po ndodhë”, tha kryeministri në largim Isa Mustafa.

Më shumë se 33 mijë veteranë nuk i kanë marrë pensionet e muajit gusht, ngase nuk është bërë rishikimi i buxhetit, pasi ende nuk janë krijuara institucionet e dala nga zgjedhjet e 11 qershorit