Kryeministri në aheng me Medën

Kryeministri në aheng me Medën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka kaluar mbrëmjen e së dielës në një aheng, në të cilin ishte i ftuar këngëtari Mehdin Përgjegjaj – i njohur me emrin artistik Meda.

Haradinaj, ashtu sikurse Kadri Veseli – i cili e kaloi mbrëmjen e së dielës në një aheng familjar në Drenicë -, ka qenë i ftuar në një aheng, për të cilin nuk dihen shumë detaje.

Mirëpo, një fotografi që është publikuar nga këngëtari Meda në Instagram ka lënë të kuptohet se ata kanë qenë në një ndejë së bashku.