Kryeministri në detyrë shkarkoi zëvendësministrin si ‘hakmarrje’ ndaj votës pro mocionit të Grupit 6 Plus

Kryeministri në detyrë shkarkoi zëvendësministrin si ‘hakmarrje’ ndaj votës pro mocionit të Grupit 6 Plus

Nuk është i zakonshëm shkarkimi i Bahrim Shabanit nga pozita e zëvendësministrit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.

Duket se gjithçka lidhet me votën e Grupit 6 Plus në rrëzimin e Qeverisë Kurti. Bahrim Shabani është përfaqësues i boshnjakëve që janë pjesë e këtij grupi parlamentar.

Këtë e kanë thënë burime të Reporterit brenda 6 Plus, teksa kanë thënë se këtë Kryeministri Albin Kurti e ka vërtetuar edhe me emërimin e zëvendësministrit të ri.

Në këtë pozitë është emëruar Fridon Lala, që është njeri i deleguar nga deputeti Elbert Krasniqi, i cili vjen nga komuniteti rom, me saktë nga partia IRDK, por që është bërë pjesë e Grupit Parlamentar të VV-së në fillim të sesionit të Kuvendit të Kosovës.