Kryeministri: Nëse policia kishte dështuar në veri, nuk kishte pas më vend në Prishtinë

Kryeministri: Nëse policia kishte dështuar në veri, nuk kishte pas më vend në Prishtinë

Kritikat e fundit adresuar drejtorit të Policisë së Kosovës Shpend Maxhunit, duket se i kanë penguar kryeministrit të vendit, Ramush Haradinajt.

Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë, në konferencë për media ka folur lidhur me situatën e fundit në vend. Ai nga aty ka folur edhe për kritikat që i janë bërë policisë dhe Shpend Maxhiunit.

Haradinaj ka thënë se situata në të cilën është gjendur Policia e Kosovës ka qenë e obliguar të reagojë. Sipas tij nëse policia kishte dështuar në Veri nuk kishte pasur më vend të vije në Prishtinë

“Institucionet e Kosovës nuk kanë pasur zgjidhje tjetër nëse paramendoni se kishin dështuar, ku kishte shkuar Shpend Maxhuni, apo ministri i rendit apo edhe ata djemtë, ku kishin shkuar. Ata s’kanë pasur vend në Prishtinë”, ka thënë Haradinaj gjatë konferencës për media./Insajderi.com