Kryeministri ngushëllon për vdekjen e ish-kryeministrit izraelit

Kryeministri ngushëllon për vdekjen e ish-kryeministrit izraelit

Kryeministri Isa Mustafa, ka ngushëlluar popullin dhe qeverinë izraelite për ndarjen nga jeta të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Izraelit, Shimon Peres.

Mustafa thekson se Shimon Peres, përveç kontributit të jashtëzakonshëm për shtetin e Izraelit, do të mbahet mend për përkushtimin e fuqishëm për lirinë, paqen dhe demokracinë.

“Shimon Peres ishte një laureat i denjë i Çmimit Nobel për Paqe duke përkrahur edhe popullin e Kosovës në përpjekjet për liri dhe demokraci”, thuhet në mesazhin e Mustafës.