Kryeministri nuk u informua për arrestimin dhe ekstradimin e shtetasve turq

Kryeministri nuk u informua për arrestimin dhe ekstradimin e shtetasve turq

Policia e Kosovës në aksionin e sotëm, ku mbetën të arrestuar gjashtë shtetas turq, e ka shpërfillur kryeministrin Ramush Haradinaj.

Këtë e ka bërtë të ditur vetë kryeministri Haradinaj, i cili përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk është informuar nga askush për këtë aksion, duke e cilësuar gjithë këtë si paqartë.

Haradinaj shtoi se si kryeministër i vendit do të veprojë në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore të Kosovës.

“Sot përmes një operacioni të ndërmarrë nga AKI në bashkëpunim me Policine e Kosovës janë ndaluar dhe deportuar 6 qytetarë turq. Ka disa elemente që e bëjnë të paqartë këtë operacion deri te urgjenca e deportimit.

Si Kryeministër i Kosovës, duke mos qenë i informuar nga asnjë institucion vendor për ndalimin dhe deportimin e tyre, do të veproj në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore lidhur me këtë veprim dhe paqartësitë rreth këtij veprimi”, ka shkruar Haradinaj./Insajderi.com