Kryeministri: Nuk e lejojmë “boshnjëzimin e Kosovës”

Kryeministri: Nuk e lejojmë “boshnjëzimin e Kosovës”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk lejojnë “boshnjëzimin e Kosovës”.

Këtë koment ai e bëri teksa komentonte disa “non-papers”, për të cilat Kurti tha se duhet të ju themi “No Coment”, kjo pasi autori tyre as nuk dihet.

“Pasojat nuk mund të jenë të mira, nuk mund të lejojmë as ringjalljen e projekteve të dështuara për shkëmbim territorial e as të atyre për bosnjëzimin e Kosovës”.

Kreu i Ekzekutivit, deklaroi në Bruksel para mediave se Kosova s’ka dyshim në orientimin e saj; BE e NATO.

“BE-ja dhe NATO-ja janë edhe vlera, edhe destinimi ynë. Por në të njëjtën kohë raportet në Ballkan do të mund t’i rregullojmë vetëm me dialog parimor e të përgatitur mirë, ku Kosova është palë e jo thjesht temë dhe gjithashtu me barazi qysh në pikënisje”, pohoi Kurti.

Albin Kurti gjendet në qendrën evropiane për një vizitë dy ditore, atje temë kryesore diskutimit është dialogu me Serbinë.

Për dialogun tha se i dobishëm është vetëm atëherë kur përfitues janë qytetarët.

“Jemi të bindur se vetëm dialogu ku qytetarët janë përfitues është dialog i vërtetë dhe i dobishëm që sjell marrëveshje të qëndrueshme dhe të zbatueshme e jo mënyrat e vjetra ku preokupimi kryesor është se si t’i shpëtohet lëkura një politikani apo fytyra një politikani tjetër”. /Insajderi.com