Kryeministri para takimit në Shtëpinë e Bardhë: Asnjë diskutim tjetër me Serbinë, përpos për njohje

Kryeministri para takimit në Shtëpinë e Bardhë: Asnjë diskutim tjetër me Serbinë, përpos për njohje

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është deklaruar para nisjes në Shtëpinë e Bardhë.

Hoti me të dalë nga hoteli ku po qëndron delegacioni kosovar për dialogun, ka thënë se po e nisin me pozitivistet këtë takim.

Kryeministri ka thënë se nuk do të diskutohet asgjë më shumë pos njohjes së Kosovës nga Serbia.

”Asnjë diskutim tjetër me Serbinë nuk bëjmë përveçse për njohje”, është shprehur Kryeministri Hoti përballë gazetarëve”, ka thënë ai. /Insajderi.com