
Bajram Rexhepi ishte kryeministri i parë i Kosovës, i cili u zgjidh menjëherë pas luftës së Kosovës, ai vdiq sot në moshën 63 vjeçare, në një spital në Turqi.
Ai ishte anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryetar i Degës në qytetin e lindjes, Mitrovicë.
Si kryeministër Rexhepi u zgjodh në mars të vitit 2002 me ndërmjetësimin e kryeadministratorit të atëhershëm të Kosovës Michael Steiner.
Rexhepi u lind në Mitrovicë më 3 qershor 1954, është kirurg, politikanë shqiptarë nga Kosova. Ishte kryeministër i parë i IPVQ-ve.
Rexhepi u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 1979 dhe studimet pas-universitare i përfundoi në Zagreb në vitin 1985. Punoi si kirurg i përgjithshëm dhe specialist endoskopik në spitalin rajonal të Mitrovicës deri në vitin 1990.
Më pas, ai u bë udhëheqës i qeverisë hije në qytet dhe u zgjodh i dërguar i Mitrovicës në Kuvendin e Kosovës. Gjatë luftës më 1999 me Serbinë, Rexhepi i u bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kaloi tre muaj në male duke shërbyer si mjek në zonën operative të Shalës.
Pas luftës, Rexhepi shërbeu si kryetar i këshillit bashkiak të Mitrovicës dhe Kryetar i pjesës së jugut të qytetit të ndarë, si dhe kreu i degës së organizatës PDK në qytet.
Rexhepi ka jetuar në Mitrovicën veriore me bashkëshorten dhe vajzën e tij.
Vdekjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, e kanë konfirmuar edhe të afërmit e tij, njerëz që kanë qenë vazhdimisht në kontakt me të.
Ngushëllime për Rexhepin kanë ardhur edhe nga miqtë e tij partiak, politikanë. /Insajderi.com