Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kompleksin Memorial “Adem Jashari” do ta trajtojë në nivelin e seriozitetit që e meriton, njofton Insajderi.
Këto komente kreu i ekzekutivit kosovar i bëri gjatë mbledhjes së parë të Komitetit Ndërministror për koordinimin e procesit, përzgjedhjen e projektit dhe monitorimin e procesit të implementimit të projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz .
Aty, Kurti gjithashtu theksoi se ky projekt do të realizohet në mënyrë profesionale, transparente, gjithëpërfshirëse dhe me integritet të lartë politik.
“Kompleksi Memorial Adem Jashari në Prekaz ka rëndësi ontologjike, antropologjike, historike, kulturore e qytetare për Skenderajn, Drenicën, Kosovën dhe tërë kombin shqiptar”, ka thënë ndër tjerash Kurti. /Insajderi.com