Vizita e Kerry-t në Tiranë “në kohë sfidash të përbashkëta”

Vizita e Kerry-t në Tiranë “në kohë sfidash të përbashkëta”

Konfirmimi i Departamentit amerikan të Shtetit për vizitën e Sekretarit John Kerry në Tiranë është mirëpritur nga Kryeministri shqiptar Edi Rama.

Përmes një postimi të shkurtë në llogarinë e tij në Facebook, Rama ka thënë se vizita po bëhet në kohë sfidash të përbashkëta.

“U zyrtarizua vizita e Sekretarit te Shtetit John Kerry në Tirane:14 shkurt; vizitË shume e rëndësishme në një kohë sfidash të përbashkëta!,” ka shkruar Kryeministri Rama.

Kjo është vizita e dytë e Sekretarit Kerry në rajon.  Në fillim të muajit dhjetor, ai kishte qëndruar për një vizitë të shkurtë në Prishtinë, ku kishte takuar liderët e Kosovës në Aeroportin e Prishtinës, para se të nisej në nj vizitë më të gjatë në Beograd./Insajderi