Kryeministri reagon për vëllanë: Azil kanë kërkuar edhe nipat e mbesat

Kryeministri reagon për vëllanë: Azil kanë kërkuar edhe nipat e mbesat

Kryeministri Isa Mustafa ka reaguar ndaj shkrimit të publikuar në Insajderi.com në lidhje me faktin se vëllai i tij, Ragip Mustafa ka kërkuar azil në dy shtete të Bashkimit Evropian.

Por bashkë me këtë reagim ka publikuar edhe një të vërtetë tjetër. Ka treguar se nga Kosova kanë dashur të ikin edhe nipërit e mbesat e tij.

“Në valën e migrimeve, dua të jem i hapur me ju se, kanë shkuar edhe mesa e nipa të mi dhe janë kthyer. Kjo flet se edhe familjarët e mi ndajnë fatin me qytetarët e tjerë, hallexhi, të Kosovës”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ai ka pranuar se vëllai i tij, Ragip Mustafa të ketë kërkuar azil për tu “shëruar nga një sëmundje e rëndë, për të cilën nuk gjente shërim në Kosovë”.

“ Në vjeshtën e vitit që shkoi ka pasur një ndërhyrje në Tiranë, tani është në Prishtinë, dhe gjendja e tij vazhdon të jetë mjaft e rëndë”, ka shkruar kryeministri.

Vëllai i kryeministrit Mustafa kërkoi azil në Francë dhe Gjermani

 

Mustafa gjithashtu ka dhënë një premtim për vëllanë, nipërit e mbesat e tij por edhe për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Si Kryeministër po angazhohem që të gjejmë zgjidhje, të liberalizojmë vizat, të tërheqim investime për të krijuar vende të punës, të përmirësojmë sistemin shëndetësor dhe që sa më pak qytetarët tanë të kenë nevojë të kërkojnë shërim në forma të tilla jashtë vendit”, ka shkruar Mustafa.

Tutje sipas këtij postimi në Facebook, Mustafa ka shkruar se përgjegjësia e tij është të punoj për të gjetur zgjidhje për qytetarët.

“I vetëdijshëm për gjendjen e rëndë në të cilën jemi po punoj të intensifikoj kontaktet dhe lidhjet me vendet të cilat mund ta mbështesin zhvillimin ekonomik dhe social të Kosovës”, ka shkruar në fund kryeministri.

 

Reagimi i plotë i kryeministrit Mustafa: 

Qytetarë të nderuar,

Po lexoj në protale se vëllai im paska kërkuar azil për shkaqe shëndetësore jashtë vendit. Kjo është e vërtetë. Më vonë jam informuar nga familja e vëllai, se ai kishte kërkuar qëndrim jashtë vendit, për tu shëruar nga një sëmundje e rëndë, për të cilën nuk gjente shërim në Kosovë. Në vjeshtën e vitit që shkoi ka pasur një ndërhyrje në Tiranë, tani është në Prishtinë, dhe gjendja e tij vazhdon të jetë mjaft e rëndë. Dyshoj se mund t’i ndihmoj as Vehbi Kajtazi me Insajderin, por mund t’ia rëndojë dhembjet e tij të mëdha.

Në valën e migrimeve, dua të jem i hapur me ju se, kanë shkuar edhe mesa e nipa të mi dhe janë kthyer. Kjo flet se edhe familjarët e mi ndajnë fatin me qytetarët e tjerë, hallexhi, të Kosovës. Prandaj si Kryeministër po angazhohem që të gjejmë zgjidhje, të liberalizojmë vizat, të tërheqim investime për të krijuar vende të punës, të përmirësojmë sistemin shëndetësor dhe që sa më pak qytetarët tanë të kenë nevojë të kërkojnë shërim në forma të tilla jashtë vendit.

Përgjegjësia ime është të punoj për të gjetur zgjidhje për qytetarët e mi. I vetëdijshëm për gjendjen e rëndë në të cilën jemi po punoj të intensifikoj kontaktet dhe lidhjet me vendet të cilat mund ta mbështesin zhvillimin ekonomik dhe social të Kosovës. IM